E adhuroi deri në vdekje Sllobodan Millosheviqin – Akademia suedeze sot i dha çmimin Nobel Peter Handkes

10.10.2019 14:58:11

Peter Hankde, shkrimtari austriak 76-vjeçar sot ka fituar çmimin Nobel për letërsi, nga Akademia suedeze.

Shkrimet e Peter Handke kanë qenë kontroverse. Duke u rritur afër kufirit me Slloveninë, ai ishte një përkrahës i madh i ish-Jugosllavisë, e cila u manifestua më pas me përkrahjen për serbët gjatë luftës në Ballkan në vitet e 90-ta.

Në vitin 2006, Peter Handke mori pjesë në funeralin e ish liderit serb dhe të dyshuarit për krime luftë, Slobodan Millosheviqit, një figurë të cilin ai e simpatizonte pavarësisht akuzave që kishte për gjenocid.

Shkrimtari austriak një herë kishte mohuar masakrën serbe në Srebrenicë.

Pasi Peter Handke përshkroi bombardimin e Serbisë nga NATO si krim lufte, ai ishte sulmuar nga politikanët dhe mediat, një periudhë që ai e përshkroi në librin e tij “Udhëtimi nga Dugout, ose shfaqja për filmin e luftës”.

Në vitin 2006, pas kritikave për pjesëmarrjen në funeralin e Slobodan Millosheviqit, nominimi i Peter Handkes për çmimin Heinrich Heine prej 50 mijë eurove ishte anuluar nga këshilli i qytetit të Dyseldorfit. Shkrimtari më pas kishte thënë se nuk do ta pranonte çmimin, shkruan DW.

Anëtarë të ansamblit të Berlinit e quajtën anulimin e çmimit si “sulm ndaj lirisë artistike” dhe iniciuan “Çmimi Heinrich Heine Berlin” që arriti të grumbullonte të njëjtat të holla, por që Peter Handke nuk i pranoi, duke kërkuar që të hollat të dhurohen për enklavat serbe në Kosovë.