E ardhmja e Sami Khediras mund të jetë në MLS

10.01.2018 12:19:52

Sami Khedira është në udhëkryq për të ardhmen e tij. Mesfushori është një pikë kyçe në formacionin e Juventusit, teksa është aktivizuar titullar në 12 ndeshje të Seria A dhe 4 në Champions League, deri në këtë fazë të sezonit.

Marrëveshja aktuale e 30-vjeçarit me “Zonjën e Vjetër” përfundon në vitin 2019, por nga ana tjetër lojtari ka dhe disa oferta nga Major League Soccer, dhe nuk përjashtohet mundësia e transferimit të tij në kampionatin amerikan.

Gjithsesi, deri në fund të sezonit mesfushori i Kombëtares Gjermane nuk do të largohet nga bardhezinjtë, që janë në garë në të tre frontet për trofe.