E çuditshme: Në mes të qytetit, si ‘kapadai’ me armë në krah

19.06.2019 22:14:47

Se Gjilani është “nëna” e gjërave të pazakonta, e dëshmon edhe një ngjarje që ka ndodhur sot në këtë qytet.

Një person është parë duke bredhur rrugëve të këtij qyteti me armë në krah, duke mos u brengosur fare për shqetësimet apo reagimet e njerëzve.

Personi në fjalë mësohet të jetë një roje pylli, por sidoqoftë kjo nuk e zhbën faktin se arma i shërben në mal e jo në qytet.

Kjo ngjarje ka shqetësuar banorët e qytetit të cilët kanë hasur në të, duke shkaktuar frikë tek ta.