E çuditshme, vëllai i Obamës do të votojë për Trump

24.07.2016 20:25:34

E çuditshme, por e vërtetë. Vëllai i presidentit të SHBA Barak Obama, Malik ka deklaruar se tashmë është një republikan dhe në zgjedhjet e ardhshme për president do të votojë për Donald Trump.

Në një intervistë për “NY Post” nga Kenia, Malik tha se e pëlqente Trumpin, pasi “ai flet me zemër”. Vëllai i Obamës u shpreh se i pëlqen ideja e Trumpit “për ta bërë Amerikën sërish të madhe”. Ndërkohë, menjëherë pas deklaratës, ka reaguar Trump, i cili ka shkruar se vëllai i presidentit aktual me siguri që është trajtuar keq nga Obama. “Uau, vëllai i presidentit Obama, Malik ka njoftuar se do të votojë për mua. Ndoshta u trajtua keq nga presidenti, si gjithë të tjerët”, ka shkruar Trump në “Twitter”.