E dashura sekrete e Emiliano Sala zbulon bisedën e tyre të fundit

13.02.2019 01:30:20

Volejbollistja profesioniste, Luiza Ungerer, por edhe e dashura sekrete e Emiliano Salas që nga viti 2017 nuk ka dashur të hesht më pas vdekjes së të dashurit e saj duke treguar bisedat e tyre të fundit.

Volejbollistja është intervistuar nga mediat braziliane dhe aty ka treguar si e ka njohur Sala-n gjatë kohës kur luante në Francë. Fillimisht kanë shkëmbyer mesazhe në rrjetet sociale dhe më pas janë lidhur. Ajo e ka parë për herë të fundit Sala-n më 14 janar në ditëlindjen e saj.

“Ai më tha që kishte shkuar të shikonte Cardiff-in dhe marrëveshja ishte arritur, ai do të luante atje. U kënaqa pasi ai ishte i lumtur. E kishte ëndërr të luante në Premier League, kampionatin më të mirë në botë,”-ka thënë e dashura e tij.

Më pas mes emocioneve ka folur për zhdukjen e tij:

“E vetmja gjë që doja ishte të kthehej pas. Njerëzit më pyesin e më thonë gjëra të tmerrshme rreth aksidentit. Është shumë e vështirë…”

“Kur njerëzit e ndalonin në rrugë dhe dëshironin foto me të i thoja: ‘Kush dreqin të tha të bëjë kaq shumë gola?’ Por ai ishte njeri i thjesht, nuk kishte qëllime të këqija dhe shpesh naiv.” raporton Telesport.

E dashura e tij i ka dhënë lamtumirën në rrjetet sociale duke shkruar:

“Siç më thoje gjithmonë: ‘Faleminderit që je ky që je.’ Do të të dua gjithmonë!”