E dhimbshme: Vdes e mitura që u godit nga treni në Klinë

17.09.2019 14:51:52

Vajza e goditur nga treni në Klinë ka ndërruar jetë.

E njëjta, sipas deklaratave të Policisë i përkiste moshës së mitur, shkruan lajmi.net.

Vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë së Pejës, ka thënë se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga treni.

Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur.