E diela premton spektakël në SuperSport

19.02.2017 12:02:58

Sa shumë ndeshje për një tjetër Dielë emocionuese në ekranin e Supersport. Nga La Liga për të vijuar me Serinë A, Bundesligën, Ligue 1 , Eredivisien pa harruar dhe Fa Cup, sfidat kryesore në kampionatet më të rëndësishme të Europës do të keni mundësi ti përjetoni live vetëm në Digitalb. Pas asaj disfate turpëruese ndaj Paris Saint Germain-it, Barcelonës i duhet të ringrihet dhe duhet ta realizojë dicka të tillë në sfidën e Camp Nout ndaj Leganes. Pothuajse të eliminuar nga Championsi dhe me trajnerin Luis Enrique që tashmë nuk më mbështejten e futbollistëve dhe me shumë gjasa do të largohet në fund të sezonit, Barcelona nuk ka rrugë tjetër vec suksesit në sfidën ndaj modestëve të Leganes nëse dëshiron të shpresojë ende te titulli kampionit. Barca duhet të marrë 3 pikët në këtë sfidë për tiu kundërpërgjigjur Realit që fitoi në shtëpi ndaj Espanyolit. Titulli i La Ligas gjithsesi është në dorë të Los Blancos që kanë edhe 2 ndeshje të prapambetura, por katalanasit do të tentojnë ti vënë në vështirësi rivalët e urryer deri në fund të sezonit.Në Serinë A, Roma-Torino është një sfidë që nuk duhet humbur pasi përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadra që pëlqejnë futbollin sulmues. Në orën 18 në Olimpico parashikohet një ndeshje e hapur me Romën që do të kërkojë ta cojë sërish në 7 pikë disavantazhin në klasfikim ndaj Juventusit kryesueus. Arlind Ajeti pavarsisht problemeve të orëve të fundit pritet ta nisë ndeshjen si titullar. Në orën 15 në stadiumin Bentegodi, Napoli me Elseid Hysajn në fushë, do të sfidojë Chievon për të lënë pas humbjen me Realin në Champions dhe për të vijuar ecurinë pozitive në kampionat. Në mbrëmje në San Siro do të luhet një sfidë shumë intriguese mes Milanit dhe Fiorentinës, dy skuadrave që kanë pozita pothuajse të ngjashme në kampionat dhe që synojnë kualifikimin në Europa League për sezonin e ardhshëm. Në Ligue 1, Paris Saint Germain ka mundësinë ideale që me një fitore  ndaj Toulouse, ti afrohet me vetëm 1 pikë dhe ti ushtrojë presion Monacos që kryeson. Në Eredivisie, Ajaxi ka një transfertë të vështirë ndaj Vitesses në Arnhem, ndërkohë që në Fa Cup, luhen dy përballje interesante, Fulham-Tottenham dhe Blackburn-Manchester United.