E fotografoi votën, arrestohet një person në Shkup

11.12.2016 12:24:42

Policia ka arrestuar një person me inicialet Z.D. në lagjen e Shkupit, Gjorce Petrov pasi që e ka fotografuar fletëvotimin e tij me telefon.

Kjo gjë ka ndodhur në vendvotimin numër 2.556 në shkollën e mesme “Koco Racin”, ndërsa votimi është ndërprerë nga ora 8 e 25 deri në orën 8 e 35 min.

Edhe në Vallandovë, në vendvotimin 0281 (Kino Vallandovë) është hetuar personi Z.P. se si me telefon e ka fotografuar fletëvotimin e tij. Pasi që iu është thënë se është e ndaluar fotografimi, Z.P. ka ikur.