E infektuar me koronavirus doli nga shtëpia, Eliza Hoxha tregon arsyet

12.07.2020 13:34:42

Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha ka sqaruar për publikun, pas reagimeve të shumta, pasi ajo u pa jashtë izolimit edhe pse ishte konfirmuar me Covid-19.

Deputetja në veçanti ka reaguar ndaj kryeinfermieres së Pulmologjisë, duke i thënë se ju e edhe të gjithë e dinë që për të marr një shërbim jomobil çfarë është rentgeni duhet të dal jashtë shtëpisë dhe këtë, siç ka thënë ajo e ka bërë me maskë, dorëza dhe pa askënd në afërsi

Postimi i plotë pa ndërhyrje: 

SINQERITETI, COVIDI DHE GJYQI PUBLIK

Artë e nderuar, fakti që unë e kam bërë publike flet për përgjegjësinë time karshi të tjerëve. Duke qenë e sinqertë i kuptoj edhe pasojat e gjykimet që mund të vijnë por besoj se edhe ju e edhe të gjithë e dijnë që për të marr një shërbim jomobil cfarë është rentgeni duhet të dal jashtë shtëpisë dhe këtë e kam bërë me maskë, dorëza dhe pa askend në afërsi…

Unë po ta bashkangjes raportin këtu për ta plotësuar kërkesën tënde komplet joetike ndaj një pacienti që kartelën mjekësore dëshiron ti me e qitë në publik.

Me krejt këtë më e pakta që mund të bësh është të kërkosh falje publike.