E keqja nuk largohet duke u marr me pasojat, poerkur asaj i ndalet burimi

04.07.2020 08:32:22
Nga Ahmet Asani
Një ditë kur njerëzit do të bëhen besimtar të dijes e shkencës, kur Krijuesin do ta duan nga fakti i njohjes e dashurisë e jo nga terri i panjohjes e frikës, një ditë kur njerëzimi do të heq dorë nga religjionet dhe ideologjitë moniste të dhunës, atëherë nuk do të ketë më as dhunë e as luftëra!
Kur të vie ajo ditë që njerëzimi të filloj ta ushqej trupin dhe shpirtin me ushqime e ide t’pahelmuara, atëherë nuk do ta ketë më as s’mundje e as dhunë të cilat sot i kemi, por njerëzimi do të ketë një jetë te shëndetshme e plotë dashuri!
Nuk mund të them se ajo ditë ka ardhur këtu në Zvicer, vend ku më shumë se tri dekada jetoj e veproj! Por, ajo që mund të them është, se, nëse ka popull e shoqëri që është nisur kësaj rruge të besimit të drejtë, të përparimit me dije punë e dashuri njerëzore, atëherë ndër këta popuj është edhe populli Zvicran!