E konfirmon gazeta e Barcelonës: Rinovon Messi! (FOTO)

08.05.2017 13:11:32

Leo Messi ka rinovuar kontratën e tij me Barcelonën. Katalanasja “SPORT” është në gjendje të thotë se lojtari argjentinas ka shënuar “golin e jetës”, duke zgjeruar bashkëpunimin e tij me klubin katalanas, pas bisedimeve me bordin drejtues. Bisedimet mes babait të lojtarit dhe klubit kanë konverguar në parametrat e përcaktuar nga të dyja palët. Merret vesh se takimi i mesit të janarit, kur për herë të parë u ulën ballë për ballë Josep Maria Bartomeu dhe Jorge Messi, kishte hedhur themelet, mbi të cilat është punuar. Që atëherë kanë kaluaj pothuajse katër muaj, ndërsa tashmë qëndrimet janë shumë afër.

Nuk ka më dyshime, Messi dhe Barcelona do të jenë bashkë edhe për pesë sezone. “Rinovimi është çështje javësh”, – ka avancuar më tej Mestre. Vetë Lionel Messi nuk dëshiron që ky proces të shpallet, përderisa ekipi është i përfshirë në luftën për La Liga dhe “Copa del Rey”, ndaj zyrtarizimi i rinovimit mund të shtyhet deri në fund të sezonit. Kontrata aktuale e Messit përfundon në vitin 2018. Ky është një rinovim i madh, sepse, në moshën 29-vjeçare, mund të jetë kontrata e fundit si lojtar i Barcelonës. Messi është ende i veshur me blu dhe të kuqe. Përparësia e tij kanë qenë gjithmonë titujt. /supersport.al/

Burimi: http://telesport.al/e-konfirmon-gazeta-e-barcelones-rinovon-messi/
© telesport.al