E lani pulën para se ta fusni në furrë për ta pjekur? Kurrë më nuk bën ta bëni këtë gjë. KURRË! (Video)

11.10.2016 20:54:09

Helmimi me ushqim është dukuri e shpeshtë, mirëpo ndodh kryesisht për shkak të gabimeve të njerëzve në përgatitjen e ushqimit.

Ato gjëra më së shpeshti ndodhin nga mosdija dhe pakkush di që edhe pula nuk duhet të lahet para zierjes apo pjekjes, transmeton Telegrafi.

Shumica e njerëzve (90 për qind) e lajnë pulën para përgatitjes për ta ngrënë. Ja përse kjo gjë as rastësisht nuk duhet të bëhet.

Pula e pazier përmban baktere të dëmshme, siç janë kampilobakteri dhe salmonela, të cilat çojnë në helmim të rrezikshëm me ushqim, shkruan  Health Eternally.

Larja e pulës para përgatitjes për ngrënie vetëm i kontribuon përhapjes së baktereve nëpër sipërfaqe të mishit, por edhe më gjerë.

Në shumicën e recetave kërkohet që njerëzit të lajnë mishin e shpezëvepara se të vendosin ta përgatisin për ngrënie, andaj hulumtimi ka treguar që këtë gjë e bëjnë 90 për qind e njerëzve.

– Në këtë mënyrë nuk do t’i eliminoni bakteret, por vetëm do t’i përhapni gjithandej përreth vetes thotë Jennifer Quinlan.

clark-howard_380793620

Për këtë arsye ajo rekomandon:

– Lani mirë duart dhe sipërfaqen e gatimit në të cilën keni përgatitur mishin e shpezëve për zierje apo pjekje.
– Patjetër ndani mishin e shpezëve nga ushqimet e tjera derisa i gatuani
– Përgatitni mishin e shpezëve në temperaturë minimale prej 165 shkallësh celsius
– Ndajeni ushqimin nga mishi i shpezëve në frigorifer

Nëse nuk u përmbaheni këtyre këshillave, mund të infektoheni me salmonelë, e cila çon në diarre, ethe, ngërçe në stomak, vjellje, dehidrimdhe, më e keqja, në vdekje.

Kampilobakteri gjithashtu shkakton diarrenë dhe në qoftë se nuk zbulohet me kohë, mund të sulmojë edhe sistemin nervor.

Vërtetojeni edhe vetë!