E. League, Arsenal, Lazio e Nice një hap drejt kualifikimi

28.09.2017 23:52:26

Arsenal, Lacio, Milan dhe Nice hodhën një hap drejt kualifikimit që pas dy ndeshjeve të para në grupe me topcinjtë, italianët dhe francezët që morën fitoren  dyta në grupet e tyre. Ndeshja me më shumë emocione ishte ajo e Grupit D ku Milani mori një fitore 3-2 ndaj Rijekës vetëm më kufirin e kohës me një gol të Cutrones. Në fakt kuqezinjtë u duk se do të kishin gjithcka të thjesht pas finalizimit të të zakonshmit Andre Silva dhe Musacchios, por goli I Acosty në të 84-trën I dha shpresë kroatëve, që në të 90-tën fituan dhe një 11-metërsh që e shndërroi në gol Elez përpara se Cutrone të conte peshë San Siron. Shumë gola u shënuan dhe në takimin tjetër të këtij grupi mes Aek Athinë dhe Austria Vjenës që u mbyll në barazim 2-2. Livaja ishte autor I dy golave për grekët, ndërsa për austriakët shënuan Monschein dhe Tazhuri-Shradi. Në grupin A patëm dy barazime me Villareal që u frenua në Izrael ndaj Maccabi Tel Aviv pa gola, ndërsa Astana dhe Sparta Pragë barazuan 1-1 mes tyre duke zgjidhur gjithcka që në pjesën e parë, teksa për cekët shënoi Ngadeu-Ngadjui ndërsa për kazakët Tomasov.

Në Grupin B, Dinamo e Kievit realizoi një tjetër përmbysje këtë herë me dy gola ndaj Partizanit të Beogradit që kryesonte 2-0 në pjesën e parë pas golave të Ogezovic dhe Tawambws por Junior Moraes fillimisht nga pika e bardhë dhe më pas Buyalsky dhe Moraes sërish I dhanë fitoren dhe kryesimin me pikë të plota ukrainasve. Në Grupin C Braga sërish fitoi në fund këtë herë duke mundur 2-1 Basaksehir me gola të Hasan dhe Fransergio ndërsa për turqit nuk mjaftoi perla e Emres për të dalë me pikë nga Portugali. 2-1 fitoi dhe Ludogorets me Hoffenheim, me gjermanët që ashtu si ndaj Bragës e nisën me një gol të shpejtë por bullgarët përmbysën shifrat me Dyakov dhe Lukoki.

Në Grupin E, surprizën e bëri Evertoni që barazoi 2-2 në “Goodison Park” me Apoel Limasol, që ishte me 10 vetë. Miqtë shënuan të parët me Corpa por Rooney përfitoi nga një gafë e qipriotëve për të vendosur barazpeshën. Në fillimin e pjesës së dytë u duk Vlasic I dha fitoren anglezëve por Apoel barazoi në fund me Yusten. Barazim 1-1 u mbyll ndërkohë sfida mes Lyon dhe Atalantës, me Berishën që ishte protagonist me pritjet e tij në këtë përballje. Traore shënoi në pjesën e parë për francezët, por Gomez barazoi me një goditje dënimi fantastike. Lokomotiv Moskë ju fal 3 golave të Manuel Fernandes në 16 minutat e para për të marrë 3 pikët ndaj Zlin ndërsa u mbyll pa gola sfida mes Sherifit dhe Kopenhagenit. Në Grupin H, anglezët e patën të thjeshtë përballë Bate Borisovit teksa fituan me rezultatin e thellë 4-2.Walcott i dha drejtim takimit me dy gola në 22 minutat e para. 3 minuta më pas Holding shënoi dhe të tretin. Bate shkurtoi diferencën me Ivanicin por në pjesën  dytë Arsenali vazhdoi të shënonte me Giroud që u tregua i saktë nga pika e bardhë, përpara se bjellorusët t’i gëzoheshin një tjetër goli me Gordeichuk që devijoi mirë brenda në zonë.  Këln numëron 0 pikë pas dy ndeshjeve të para me Crvena Zvezdën që ju gëzua golit të Boakye në të 30-tën.

Në Grupin G Steaua u konfirmua si forcë e parë pasi mundi 2-1 me përmbysje dhe Luganon. Në Zvicër, vendasit shënuan të parët me anë të Bottanin, por Bodescu dhe Morais kthyen rezultatin në favor të rumunëve. Viktoria Plzen gjithashtu mori 3 pikët pasi kaloi  3-1 Hapoel Ber Shevën, me gola të Petrzela, Kopic dhe Bakos ndërsa për miqtë shënoi Nëakaeme. Në Grupin I kryeson Salcurg që mundi 1-0 Olimpique Marseille me një gol të Dabbur në të 73-tën ndërsa dëfryese rezultoi ndeshja ms Konyasporit dhe Guimaraeshit që u fitua 2-1 nga turqit. Araz në pjesën e parë dhe Milosevic në të dytën i dhanë nje epërsi të dyfishtë vendasve, por portugezët shkurtuan diferencën në të 74-trën m Hurtadon.

Në Grupin J surpriza është Ostersund që kryeson me pikë të plota pas fitores 1-0 me Hertën ku vendosi një gol me penallti i Nuri. Bilbao gjithashtu u surprizua në shtëpi pasi u mund 0-1 nga Zorya, që mori rezultatin maksimal falë finalizimit të Kharatinit. Nice gjithashtu është me pikë të plota në Grupin K pas dy ndeshjeve të para duke u konfirmuar dhe si një makinë golash pasi mposhti 3-0 Vitessen, ku Rashica dha disa shkëndija pozitive pavarësisht paraqitjes në total të ekipit të tij. Plea shënoi mjaft bukur në të 16-tën, ndërsa para pushimit Saint Maxim finalizoi një slalom personal duke shënuar dhe të dytin. Pavarësisht “black out” në stadium në pjesën dytë Nices nuk u fik duke shënuar dhe të tretin mePlean. Lazio e Strakoshës mundi 2-0 në shtëpi Zulten me një gol të Caicedos në fillim dhe një të Immobiles në fund, ndërsa tjetër paraqitje pozitive e portierit kuqezi që reagoi mirë sa herë që u vu në provë.

Në Grupin  L, Rosenborg shfrytëzoi në maksimum faktorin fushë duke mundur 3-1 Vardarin e Shkupit në Trondheim. Bendtner shënoi i pari me 11-metërsh ndërsa goli i dytë erdhi nga Konradsen në të 56-tën dhe i treti nga Hedenstad. Rezultati përfundimtar u vulos ndërkohë nga Felipe. Zeniti konfirmoi dhe njëherë tjetër se mbetet gjithmonë një pretendent në këtë kompeticion pasi fitoi dhe ndeshjen e dytë duke mundur 3-1  Real Sociedadin. Rigoni shënoi i pari për rusët, ndërsa më pas ishte radha e Kokorin për të realizuar dhe dy herë të tjera, ndërkohë që golin e baskëve e realizoi Llorente, që bëhet mbrojtësi që ka shënuar më tepër në këtë kompeticion. /Supersport.al/