E Marta e Champions-it, kulmon me M.City-Monaco dhe B. Leverkusen-Atletico Madrid

20.02.2017 22:09:17

Bayer Leverkusen-Atletico Madrid dhe Manchester City-Monaco. Uefa Champions League rikthehet këtë të Martë me dy ndeshje të tjera shumë interesante të ruandit të 1/8-ave. Luhet në BayArena dhe Etihaad Stadium, aty ku Atletico e El Cholo Simeones dhe City i Pep Guardiolës dy skuadrat favorite për të avancuar më tej do të kërkojnë të hedhin një hap të sigurtë drejt fazës cerekfinale. Pas 2 vjetësh, Los Colchoneros do të sfidojnë sërish Leverkusenin e Roger Schmitd në një stadium ku në 2015-tës, Atletico e Simeones pësoi një humbje 1-0 dhe u kualifikua për më tej vetëm falë goditjes së penalltive pas fitores me të njëjtat shifra në ndeshjen e kthimit. Madrilenët vinë në formë në këtë ndeshje sepse loja e tyre ka ardhur në rritje në sfidat e fundit por përballë Aspirinave misioni për tu kualifikuar nuk do të jetë i lehtë për Los Colchoneros pasi edhe skuadra gjermane ka rigjetur ritmin e duhur në takimet e fundit.

Te vendasit mungojnë Calhanonglu i pezulluar nga Fifa, dhe Tah i dëmtuar ndërkohë që është në dyshim Admir Mehmedi. Përsa i përket Atleticos mungesat më të rëndësishme janë ato të dy titullarëve të prapavijës, Diego Godin dhe Juanfran, por lajmi i mirë për Simeonen është se rikthehet nga një dëmtim i gjatë portieri Jan Oblak. Në ishull Manchester City, pret Monacon në  ndeshjen e parë të një përballjeje që në emra duket e pababarabartë por duke e u bazuar te ajo cfarë kanë treguar dy skuadrat në këtë sezon, Citiziens duhet ta kenë frikë , formacionin që drejtohet nga Leonardo Jardim. Pa Gabriel Jesus, Gundogan dhe Kompany të dëmtuar, Guardiola pret shpërthimin e Sergio Agueros por edhe një paraqitje super nga dyshja De Bruyne-Sterling për të vënë në vështirësi, Radamel Falcaon me shokë. El Tigre në këtë sezon është rikthyer ai i dikurshmi dhe parashikohet të jetë një rrezik konstant për City-in, pa harruar, talentet premtuese të Monacos si Bernardo Silva, Mbappe dhe Lemar që do të synojnë të lenë shenjë në këtë ndeshje. Favorite mbetet skuadra angleze, por Monaco është një kundërshtar që duhet respektuar maksimalisht nga Manchester City.