E mbyll facebookun imami që kërkoi nga hoxhallarët të mos e varrosin babain e Haradinajt

17.06.2018 12:56:24
Imami që bëri deklaratën kontraverse për babain e Haradinajt ka mbyllur llogarinë në facebook.

Bytyçit i ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës duke thënë se i njëjti s’është fare pjesë e imamëve të BIK’ut, por vetëm i thotë vetës ashtu.

Madje, Sabri Bajgora, Kryeimam, tha se po të ishte pjesë e BIK’ut, ndaj Bytyçit do të merreshin masa të menjëhershme. Ka thënë se kush është “ai që e cakton se kush duhet të marrë pjesë në një varrim e kush jo”.