E mitura në Suharekë niset për në shkollë dhe nuk kthehet më

05.02.2019 12:11:57

Është zhdukur një vajzë nga Suhareka.

Një person ka lajmëruar Policinë e Kosovës se vajza e tij moshë e mitur, ka dalë nga shtëpia me qëllim që të shkojë në shkollë dhe nuk është kthyer më.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se vajza e tij moshë e mitur, viktima femër K/Shqiptare, ka dalë nga shtëpia me qëllim që të shkojë në shkollë dhe nuk është kthyer më”.