E pabesueshme: Ja çfarë bëjnë emigrantët për të kaluar kufirin ilegalisht (Foto)

23.07.2016 08:41:27

Në disa fotografi të publikuara në internet shihen sakrificat që bëjnë emigrantët për të kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

Në fotografitë e publikuara shihen emigrantët e fshehur në motor të automjeteve, në bagazh dhe pjesë të tjera ku qëndrojnë për orë të tëra, vetëm për të kaluar kufirin, madje rrezikojnë edhe jetën e tyre.

Fotografitë e publikuara janë për kufirin SHBA-Meksikë, në të cilin Donald Trump kishte thënë, se nëse bëhet president, do t’i ndërtonte një mur të gjatë.