E pabesueshme – Ja sa telefonata pranoi policia dhe sa policë janë ende në Munich

23.07.2016 11:36:38

Gjermania ka vënë gjendjen më të lartë të sigurisë që prej shumë kohësh në qytetet kryesore.

Kjo gatishmëri e madhe veçanërisht vërehet në Munich.

Policia e Munichut ka konfirmuar pak momente më parë se janë ende rreth 800 policë në gjendje gatishmërie të pranishëm në Munich për të garantuar sigurinë e qytetarëve pas sulmit të armatosur mbrëmë ku një 18 vjeçar vrau nëntë persona, tri prej të cilëve shqiptarë nga Kosova.

Pos tjerash, është konfirmuar se 4310 thirrje janë bërë në polici nga qendra e Munichut ku ka ndodhur sulmi i armatosur, që përbën një rekord me vete për policinë gjermane.

Telefonatat kanë ndodhur nga njerëz të shqetësuar për sigurinë e tyre pas krismave që dëgjuan.

Motivi besohet se është për hakmarrje, teksa nuk ka të bëjë me sulm terrorist.