E shkuara dhe e tashmja: “MJAFT” MË, Kur Erioni protestonte dhe kur Veliaj aprovon

15.12.2016 11:57:03

Erion Veliaj harron të shkuarën, sjell plehrat për djegie në Shqipëri, viti 2004 tani është shumë larg dhe “lëndët e para dytësore” duhet që të vijnë në vendin tonë

Historia që do t’iu tregojmë sot ka të bëj me një person i cili ka ndryshuar mjaft herë mendimin e tij për çështje apo zhvillime të ndryshme. Dikur kur pushteti ishte kundërshtar me të, ai dilte kundër vendimeve që merreshin  nga drejtuesit e asaj kohe. Për të pushteti dukej si një gjë e shëmtuar pasi dëmtohej populli. Ai luante në atë kohë gjitnjë rolin e preferuar të tij, shpëtimtarin. Për shumë vite me radhë, ka gjuajtur me vezë dhe domate, ka sharë dhe është sharë, por përsëri kauzat që i mbronte ishin më të rëndësishme se gjithçka. Historia nis që në fillim të viteve 2000, në atë kohë politika ishte shumë e ashpër dhe shoqëria civili ishte aktive. Një organizatë jo qeveritare triumfonte mbi të tjerat dhe ishte në krye të çdo proteste. Qeveria e Fatos Nanos ishte në fundin e mandatit të saj, por dukej se kërkonte me ngulm për të vazhduar qeverisjen. Një vendim i asaj kohe duket sikur shkaktoi bumerang për këtë qeveri. Në fund të mandatit të saj, u fol për një vendim ( që nuk u zbatua kurrë) sipas të cilit në Shqipëri do të importoheshin plehra, por jo për riciklim, për djegie.  Por shoqëria civile dhe ambientalistët ishin gati dhe nisën protestat e tyre.  Qëndresa dhe protestat ishin të shumta, por kjo për meritë të një grupi qytetarësh që ishin më të vendosur. Organizatat ishin të shumta, por jo të gjitha ishin në rresht të parë.

Një prej tyre  ishte ai që ra më shumë në sy. Një djalosh i ri, i cili drejtonte edhe një lëvizje dhe ishte mjaft ambientalit. Mos mendoni se është Sazan Guri, pasi ai ishte më ambientalit se të gjithë, që në këtë rast qëndron edhe shprehja ishte më katolik se Papa. Ai ishte Erion Veliaj, i ri, energjik dhe i vendosur (këtë të fundit e ka dhe sot, por pak ndryshe nga ajo kohë). Ambientalisti i ri, në atë kohë si drejtues  i “Mjaftit”, ishte kundër qeverisë e cila kërkonte që të sillte mbetjet e Evropës për djegie në Shqipëri. Së bashku me shumë qytetar të tjerë (që sot mbajnë ende atë qëndrim të asaj kohë), ambientalisti i ri arriti që të detyronte qeverinë për të anuluar vendimin (jo se e bëri i vetëm pasi ishte se bashku me një grup të madh njerëzish  të cilët kishin ndikim). Kjo ishte një arritje e shoqërisë civile, por benefitet i mori “amabientalisti i ri”, sigurisht me ndihmën e asaj pjese të karakterit që e ndjek edhe sot e kësaj ditë, show-n publik. Pas kësaj beteje, ai vazhdoi me lëvizjen e tij “Mjaft”, duke fituar edhe beteje të tjera. Nga ngritje në gritje, dukej se pushteti dhe ai po afroheshin (marrëdhënie pune normalisht). Sa më shumë afrohej pushteti aq më shumë i pëlqente dhe i kishte mësuar shumë gjëra. Pushteti që më parë dukej si “gogol” dhe i frikshëm ishte zbutur. Lëvizje Mjaft kaloi në plan të dytë për të pasi politika dukej sikur kishte më shumë përfitime.

Pas disa vitesh u krijua një lëvizje politike, “G 99”. Ky grupim morri pjesë për herë të parë në zgjedhjet e 2009, por fatkeqësisht nuk mori asnjë kokërr deputeti. Listat e kësaj partie kryesoheshin nga kryetari i saj Erion Veliaj, por ky i fundit nuk e bindi dot publikun që të ishte në parlament (ndoshta ka qenë shumë i ri, por ndoshta nuk ka qenë bindës me idetë që solli). Por vitet kaluan shpejt dhe G 99 nuk ishte më në plan të parë. Ajo kaloi në plan të dytë dhe Mjafti kaloi në plan të tretë.  Vitet 2003-2005 dukeshin shumë larg dhe ishin harruar nga ky ambientalist e aktivist i shqoërisë civile, pasi partinë që ai kundërshtonte më shumë tani ai e kishte aleate.

Partia Socialiste tani ishte ndryshe, nuk ishte më e keqja e madhe e vendit, por e ardhmja e saj. Eron Veliaj nga një kundërshtar u bë aleat, dhe mori dhe teserën e partisë. Pandeli Majko ishte ai që ja dhuroi teserën, dhe më shaka gjithmonë thotë: “Ky ishte gabimi më i madh në politikë”. Postet në parti do të vinin shpejt, Sekretar për Rininë dhe Emigracionin, deputet, ministër dhe kryetar në Bashkinë e Tiranës.  Posti i fundit është shumë i rëndësishëm dhe vendimet që merren aty janë të rëndësishme. Por duket se posti të bën që të harrosh dhe  kujtesën, pasi kështu ka ndodhur me Erion Veliajn.

Por qytetari i parë i kryeqytetit, ka harruar atë që ka bërë 12 vite më parë. Në kohën kur drejtonte Mjaft-in ai ka qenë kundër ardhjes të plehrave në Shqipëri, ndërsa sot ai është pro tyre. Por në për këtë çështje ka disa arsye që ai ka marrë këtë vendim. Por për të qenë më të qartë ti marrim me radhë.

Në atë kohë kanë qenë plehra, ndërsa sot ato janë vetëm lëndë të para dytësore, që shërbejnë në industrinë e riciklimit.

Në atë kohë plehrat do të vinin për djegie, ndërsa sot do të vijnë për incenerim (është njëjta gjë në pamje të parë, por po ta analizosh prapë është e njëjta gjë).

Në atë kohë ishte i ri dhe rrëmbehej nga turma, nuk logjikonte më arsye, ndërsa sot është më racional dhe e kupton kush është e gabuar dhe kush është e “gabuar”

Në atë kohë duhet të ishte kundër politikës, pasi ishte me ide të qarta dhe politika ishte ambicia e tij, ndërsa sot e kupton që populli është me ide të qarta (bëj çfarë të duash në gjumë do të jenë).

Në atë kohë qeverinë e kishte kundër, ndërsa sot qeverinë e ka në krah dhe mbështetja e saj është një shumë e rëndësishme.

Në atë kohë vendi ishte shumë i ndotur dhe nuk kishte kapacitetin për të përballuar djegien, ndërsa sot vendi është shumë i pastër dhe është nostalgjia për ta kthyer si dikur.

Këto janë disa nga arsyet që Erion Veliaj ka arritur që të marrë këtë vendim që bie ndesh me mendimet e tij të disa viteve më parë. Por në fund duhet që të kuptojmë një gjë që njeriu është një qenie që rritet me kalimin e kohës, dhe nuk është i njëjti gjithmonë. Nuk duhet që të gjykojmë dikë që ka ndryshuar mendimin, pasi në atë kohë nuk e ka kuptuar që në ishin në të mirën e popullit. Sot ai është në krye të bashkisë dhe e kupton se çfarë “do” populli e çfarë nuk “do”. Por ai tani është më i pjekur dhe “mban” përgjegjësi për ato gjë bën. Nga e gjithë kjo histori e cila ka një fabul të thjeshtë (por duhet që ta zbuloj vetë publiku), një gjë nuk kuptohet, vetëm një gjë, pse ka ndryshuar vetëm mendimi i Erion Veliajt?

Në protesta (që vërtetohen nga fotot që janë publikuar në web), ka marrë pjesë dhe Sazan Guri, Besian Pesha, Altin Goxhaj dhe shumë të tjerë, por të gjithë këta janë ende kundër importit dhe djegies së plehrave në Shqipëri edhe sot.  Por të gjithë ende nuk e kuptojnë që plehrat nuk janë ato që kanë qenë, por sot janë lëndë e parë dytësore, që populli ka nevojë për to. Mos u shqetësoni për ndotje pasi siç ka thënë edhe Erion Braçe për  mbetjet kimike (sarinën), që mjafton që të lash duart me sapun dhe nuk ka asnjë rrezik. Pra edhe për këto mbetje duhet vetëm që të jemi pak (si shumë) kujdesshëm dhe nuk ka rrezik.