E shpifur, banorëve të lagjes 4 Llullat u del uji i zi në rubinet

16.01.2019 13:52:47

Në lagjen 4 Llullat të kryeqytetit qytetarëve iu është shfaqur problem me ujë të pijshëm.

Furnizimi me ujë të pijshëm është bërë i pamundur mëngjesin e sotëm për banorët e lagjes 4 Llullat, pasi uji po del i ndotur.

Një banor ka dërguar fotografi në adresë të lajmi.net në të cilën shihet gjendja e papastër e ujit i cili vjen nga Ujësjellësi Rajonal i Prishtinës.

Ai ka thënë se përpos se është e pamundur të konsumohet, nuk mund të përdoret as për shërbime tjera.