E Shtuna e futbollit në SuperSport

29.09.2017 22:50:25

E Shtuna e futbollit në Supersport nuk është vetëm Chelsea-Manchester City pasi përvec superpërballjes që do të luhet në Stamford Bridge në ekranin tonë do të keni mundësi të përjetoni edhe të tjera sfida shumë interesante nga kampionatet më të rëndësishme në Europë. Në Spanjë, Atletico e Madridit ka një sfidë të lehtë në letër përballë Leganes në transfertë. Skuadra e Diego Simeones do të kërkojë fitoren e 4-t rradhazi në kampionat për të hedhur pas krahëve në një farë mënyre edhe atë humbje në shtëpi ndaj Chelsea-it në Champions League dhe për të ngushtuar përkohësisht në vetëm një pikë, disavantazhin ndaj Barcelonës që kryeson bindshëm La Ligan pas 6 javëve të para. Më herët në orën 16:15, Sevilla do të presë Malagan në shtëpi me një synim të vetëm të rikthehet te fitorja në kampionat pas humbjes ndaj Atleticos. Ndërkohë në orën 18:30, Giani De Biasi ish trajneri i kombëtares shqiptare do të bëjë debutimin e tij në stolin e Alaves-it, pikërisht në Ciutat de Valencia ndaj Levantes ish skaudrës së tij. Do të jetë një sfidë me të vërtetë speciale për italianin i cili synon pikët e para me Alaves-in përballë, Levantes që ka në gjirin e saj talentin me origjinë shqiptare Enis Bardhi dhe që i ka bërë një fillim të mirë kampionatit pasi ka grumbulluar 9 pikë në 6 javët e para.

Në Gjermani, Borussia e Dortmundit do të synojë të ruajë kreun edhe pse ka një sfidë të vështirë ndaj Augsburgut në transfertë. Bavarezët e vegjël kanë pësuar vetëm një humbje në javën e parë ndërsa më pas numërojnë 3 fitore dhe 2 barazime por përballë verdhezinjëve që janë në superformë misioni do të jetë i vështirë për Augsburgun për të marrë pikë. Në Supersport nuk do të mungojë as sfida mes Hamburgut të Mërgim Mavraj-t dhe Ëerder Bremenit , e vlefshme për javën e 7-të të Bundesligës.

Në Serinë A italiane skuadrat e mëdha luajnë të Dielën por e Shtuna sjell në skenë dy duele mjaft interesante. Në orën 18 Udinese pret në shtëpi Sampdorian që është surpriza e vërtetë e këtij fillim sezoni, ndërsa në mbrëmje do të jetë rradha e Genoas që në Marassi do të kërkojë tre pikët përballë Bolognas. Në Francë Paris Saint Germain pas hapit fals ndaj Montpellier, luan vetëm për fitore ndaj Bordeaux në Parc Des Princes, pasi në kampin parizien duket se është rikthyer qetësia pas asaj fitoreje fantastike ndaj Bayern-it në Champions, me Neymar e Cavanin që kanë sheshuar kontradiktat ndërmjet tyre.

Në Holandë Psv Eindhoven nuk pritet të hasë vështirësi përballë Ëillem 2, pasi për më tepër vjen në këtë sfidë me moralin shumë të lartë pas sukseseve ndaj Feynoord dhe Utrecht-it.