E shtuna e futbollit në SuperSport kulmon me Liverpul – Arsenal

04.03.2017 14:55:50

Premier League cdo fundjavë ofron përplasje të mëdha e këtë të shtunë futbolli ishullor kulmon me superndeshjen e Anfield Road Liverpul – Arsenal, që do të nisë në orën 18:30. Me titullin thuasje të hipotekuar nga Chelsea, që kryeson me 10 pikë më shumë se Totenham, rivaliteti në Premier League duket se është përqendruar te zona Champions. Skuadra e Arsen Wenger ka vetëm një pikë më shumë se të kuqtë, që bëri një paraqitje zhgënjyese në King Power Stadium ndaj Leicesterit, duke humbur 3-1. Jurgen Klopp është nën presion dhe duhet patjetër të shmangë humbjen për t’i mbajtur larg kritikat e shumta në drejtim të tij.

Ndërkohë skuadrat e mëdha të Bundesligës zbresin në fushë që në orën 15:30. Bayerni kryesues luan në transfertë me Kolnin, që vjen pas një ecurie negative me 2 humbje dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit. Por nuk duhet harruar fakti se një nga tre barazimet që Bayerni ka regjistuar në shtëpi është ajo me Kolnin në fazën e parë.

Borussia e Dortmundit duket se ka gjetur ritmin e duhur me dy fitore radhazi me të njëjtin rezultat 3-0 ndaj Frieburgut dhe Wolfsburgut dhe do të kërkojë ta ruaje këtë ecuri në takimin e shtëpisë me Bayer Leverkusen. Aspirinat po zhvillojnë një kampionat me shumë ulje ngritje, por vështirë se mund t’i befasojnë verdhezinjtë brenda në në Signal Iduna Park. Në orën 18:30 Supersport propozon një tjerët takin nga Bundesliga, pikërisht Borussia e Moenchengladbah 0 Schalke 04.

Në Primera Division luajnë si Reali dhe Barcelona. Los Blancos, pas do të kërkojnë në fushën e Eibarit në orën 16:15 të hedhin sa më shoejt pas krahëve zhgënjimin me Las Palmasin, që u rrëmbeu një pikë brenda në “Santiago Bernabeu”, ndërsa Barcelona në orën 20:45 do të presë në Kamp Nou Celta Vigon, për të mos e ndalur Serinë e fitoreve radhazi dhe sigurisht për të ruajtur kryesimin.

Seria A ndizet që në orën 15:00 me Roma – Napoli, takimin nga i cili pret të përfitojë Juventusi. Në Olimpico verdhekuqtë e Spalletit do të synojnë të blindojnë vendin e dytë, që i con në fazën e grupeve të Championsit. Me të njëjtin qëllim udhëton drejt kryeqytetit italian edhe skuadra e Sarrit, ndaj parashikohet të zhvillohet një nga sfidat më të bukura të Serisë A.

Në orën 18:00 Sampdoria do të bresë në Luiggi Ferraris Pescarën e Ledian Memushajt, ndërsa në mbrëmje e gjithë vëmendja e të apasionuarve të Serisë A do të jetë për Milan Chievo. Kampionati francez vjen këtë të shtunë në orën 17:00 me PSG – Nancy, ndërsa nga Eredivizje Supersport ofron PSV – Roda, që do nisë në orën 19:45. /supersport.al/