E shtuna futbollistike ne Supersport

06.05.2017 09:32:41

Në ligat më të forta europiane vetëm në Primera Division gara për titullin mbetet e hapur, megjithatë edhe në këtë kampionat Reali i Madridit ka një avantazh të rëndësishëm ndaj Barcelonës, pikërisht transfertën e prapambetur me Celta Vigon, që do të thotë se edhe me një barazim në katër ndeshjet e mbeturua për Los Blancos, trofeu do të shkojë në kryeqytet. Skuadra e Zinedine Zidane do të luajë në transfertë me Granadan në orën 20:45, atëherë kur sfida e orës 18:30 mes Barcelonës dhe Villarealit do të ketë përfunduar. Në transfertën andaluziane Reali shkon i avantazhuar edhe për faktin se vendasit janë matematikisht në sekunda division, kështu që nuk kanë motiv për të dhënë maksimumin ndaj një skuadre ndjeshëm më cilësore.

Një tjetër takim i Primera Division që transmetohet nga Supersport është ai i orës 16:15 mes Atleticos së Madridit dhe Eibarit. Los Colchoneros kanë një avantazh prej 3 pikësh me Sevillan dhe do të jenë  tepër të kujdesshëm për të mos rrezikuar vendin e tretë.

Përsa i përket Serisë A, në orën 18:00 Napoli do të presë në “San Paolo” Cagliarin, ku do të ketë një mundësi të artë për t’i marrë vendin e dytë Romës, që luan një ditë më pas me Milanin në “San Siro”.

Në mbrëmje pikërisht në orën 20:45, Juventusi luan derbin me Torinon, në pritje të konfirmimit zyrtar kampion i Serisë A, cka mund të vijë që këtë javë nëse bardhezinjtë marrin maksimumin e pikëve ndërsa Roma nuk arrin të triumfojë me kuqezinjtë.

Në Bundesligë, me Bayernin tashmë kampion, vëmendja është përqendruar të gara për vendin e tretë mes Dortmundit dhe Hoffenheimit, që ka 1 pikë më shumë se verdhezinjtë e Tuchel. Në orën 15:30, në Signal Iduna Parl luhet përplasje direkte mes dy skuadra që syniojën të shmangin fazën Play – Off-in e Championsit. Në të njëjtën orë Bayerni pret Darmstadin e vendit të fundit, takim që do të vlejë vetëm për statistikë. Po nga Bundesliga në prën 18:30 do të transmetohet ndeshja Hertha – Liepzig. Nuk mungojnë këtë të shtunë ndeshjet më  të forta nga Liga e Parë franceze, aty ku Monaco ka krijuar një avantazh të ndjeshëm prej 3 pikësh nga PSG madje me një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Skuadra e Unay Emery në orën 17:00 do të presë Bastian, ndërsa në mbrëmje, në orën 20:00 Monaco do të vizitojë Nancyn, më synim për të zbritur sa më parë nga froni i kampionit pikërsht parizienët. /supersport.al/