E testuar: Kina po e përdor – Ilaçi kubanez vret koronën: A do ta zgjidhin specialistët e Fidelit këtë pandemi, ja cili ilaç është në dorën e tyre!

16.03.2020 18:18:07

Mjekët e Kubës më të mirët në botë.

Së pari Ebola, tani Korona: A do ta mbysin ekspertët kubanë këtë epidemi, shkruan DW, duke deklaruar se një ilaç kuban ka një rol të rëndësishëm në krizën botërore me Koronavirusin. Fjala është për ilaçin Interferon alfa-2b.

Ky ilaç anti-viral, sipas gazetës së qeverisë Kubane “Granma”, është ndër 30 ilaçet që Pekini përdor për të trajtuar pacientët me sëmundje të koronavirusit.

Kur bëhet fjalë për përdorimin global të këtij ilaçi, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) aktualisht është e përmbajtur, thekson Dë. Drejtoresha mjekësore e OBSH-së, Dina Pfeifer, thekson se është e pamundur të komentosh shanset e trajtimit me këtë ilaç pa studime klinike.

Bashkëpunimi mjekësor Kubë-Kinë mund të jetë ende një kontribues në luftën e vendit socialist kundër epidemisë COVID-19, pasi ilaçet dhe serumet kubaneze zakonisht nuk janë të njohura për përdorim në zonat e luftës, por mjekët kubanë – po, thekson Deutsche Welle (DW).

Riktheksohet se mjekët kubanë u dëshmuan shumë të suksesshëm në aksionet e tyre gjatë epidemisë së Ebolës 2014 në Afrikën Perëndimore. Kuba ka dërguar më shumë se 460 mjekë dhe kujdestarë në Sierra Leone, Liberi dhe Guinea, dhe 165 prej tyre kanë punuar nën urdhrin e drejtpërdrejtë të OBSH-së.

“OBSH ka një përvojë shumë pozitive me mjekët kubanë kur bëhet fjalë për veprime kundër Ebola”-s, thotë Bert Hofman, ekspert në Institutin GIGA të Kubës për Studime të Amerikës Latine.

Ai parashikon që do të kërkohet ekspertizë kubane në luftën kundër virusit korona. “Ne gjithashtu do të kemi koronavirusin në shumë vende të varfra me sistem të dobët shëndetësor. Nëse OBSH dëshiron të reagojë, mjekët kubanë mund angazhohen edhe në Afrikë”, thotë Hoffman.

“Ushtria e helmetave të bardha”, kështu Fidel Castro, i ka quajtur mjekët kuban që shërbenin në misione ndërkombëtare. Që nga viti 1963, sipas Ministrisë së Shëndetit Kuban, ka pasur më shumë se 600,000 aksione në 164 vende. Aktualisht, rreth 30,000 ekspertë kubanë janë të angazhuar në 67 vende, veçanërisht në Afrikë dhe Amerikën Latine.

Dë thekson se sistemin shëndetësor kuban ka shumë mjekë, por duke pasur parasysh krizën ekonomike dhe mungesën e këmbimit valutor, nuk ka ilaçe të mjaftueshme dhe pajisje mjekësore. Shoferët e taksive që paguhen në dollarë fitojnë më shumë sesa mjekët.

Statistikat tregojnë se në Kubë dominon preventiva e suksesshme dhe kujdes mjekësor bazë, kështu që vdekshmëria e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara është më e lartë se në Kubë. Më shumë fëmijë janë vaksinuar në Kubë sesa në SHBA, dhe pothuajse të gjithë qytetarët janë duke marrë masa për parandalimin e kancerit, shkruan DW (Deutsche Welle).

Edhe pse Kuba nuk është një model mjekësor për SHBA, ky shtet ishullor socialist, i cili ndan 11 përqind të BDP-së së tij për shëndetin publik, vlerësohet si një nga më të përparuarit në Amerikën Latine dhe në shumë vende afrikane, madje edhe në nivel global.

Tani virusi i korona ka arritur në Havana. Gazeta e Partisë Komuniste “Granma” raportoi në 12 mars se tre turistë italianë ishin testuar pozitivisht për virusin.

Bert Hoffman vlerëson se epidemia e virusit korona tregon jo vetëm ndryshimet midis të pasurve dhe të varfërve, por edhe midis komunizmit dhe demokracisë.

“Vende si Kuba dhe Kina kanë një avantazh të madh kur bëhet fjalë për një kontroll të ngurtë të epidemisë, sepse ndërhyrja është e drejtpërdrejtë. Ekziston një rutinë ushtarake; nëse është e nevojshme, i gjithë aeroporti zbrazet. Këto janë akte të vullnetit dhe domosdoshmërisë që në këtë situatë mund të veprojnë pozitivisht”, thekson Hoffman.

Përktheu dhe përshtati në shqip: Nexhat Buzuku/ Arenapress.info/Arena Press/