E tmerrshme dhe skandaloze: Kriminelet e vranë para 20 vitesh, pas 17 vitesh e shpallen hero të Kosovës

03.11.2019 12:05:49

Nga Binak  Maxharraj

Sot bëhën 20 vjet kur me 2 nentor 1999 fill pas çlirimit ne fashtin Burojë të Hashim Thaçit u kidnapua dhunshëm mesuesi dhe aktivisti i njohur i LDK Haki Imeri. Haki Imeri ishte pika e djalit mesues i përkushtuar që rrezatonte dritë dhe dituri ne atë anë. Ishte edhe mesuesi dhe kujdestar klase i Presidentit Hashim Thaçi. Por, ishte edhe krah i fortë i Presdientit historik Ibrahim Rugova duke e mbajtë gjallë LDK ne atë anë.

Më 1 nentor 1999 shkuan me dy vetura dhe e kidnapuan dhunshëm ne fashtin Buroj. Të nesermën me 2 nëntor Haki Imeri u gjetë i vrar,i karbonizuar ne fshatin Araçevë. Dhembja e pikëlloi familjën e tij. Ishte kjo vrasja e parë politike e pasluftës. Shumë njerëz, por edhe krejtë Drenica mbeten me gojë hapur nga kjo vrasje makabre, i mallkonin vresesit, kriminelet qe mbanin emrat shqiptar.

Vellau i Haki Imerit Imer Imeri nuk la gje pa levizë se a mos mund të u bije ne fije vrasesve sepse vrasesit duhet të ishin te asaj ane.Dha deklarat,foli nepër medija për vrasjen e vellaut të tij Hakiut.Imer Imeri nuk e zenti gjumi gjumë për ti ra ne fije kësaj vrasjeje. Por kot, drejtesia ne këtë rast nuk lëvizëte, nuk e bënte punën e vetë, e kishte gozhduar dikush. Familja po dyshonte edhe në Hashim Thaçin. Në një rast patë deklaruar se unë”nuk kamë thanë së Hashim Thaçi e ka vrar vellaun tim, por theksoi ne veçanti se Hashim Thaçi e din se kush e ka vrar vellaun tim”, kjo ndryshe i bije jo Hoxhë Alia por Ali Hoxha, siç thotë një thënje e popullit

Por një natë para 17 vitesh dikush e kishte parë një andërr te keqe. Dhe pa një pa dy Hashim Thaçi shkon turr e vrap te familja Imarajt me e la vehten sipas kanunit duke ba be në 124 pleq, se ai nuk kishte dorë ne vrasjen e Haki Imerit mpsuesit të tij. I ligu Imaer Imeri, vellau i Haki Imerit i cili për këta 17 vite qoi shumë pluhur dhe beri akuza duke e drejtuar edhe gishtin kah vrasesit e mundshëm, u dorzu para Kanunit para besë së Hashim Thaçit me 124 pleq.

Hashim Thaçi i cili për 17 vite as qe i kishte rënë ne mendë te shkojë ne vizitë e as në ngushlime te shkoj te familja Imaraj turr e vrap shkone në oden e tyre për me i ba be ne emqe te 124 pleqeve te bazuar ne kanun.I ligu Imer Imeri e hangri këtë gjurullti.Pa pelqimin e familjes se ngushtë e lejoj Thaçin te mbanë homazhe te varri i vellaut,e lejoj te mbajë mbledhje komorative për mesuesin e tij pas 17 vitesh,bile Presidenti i Kosovës shkojë edhe më largë duke e4 shpallë Haki Imarin Hero të Kosovës.

E çuditeshme qe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ta shpall hero te Kosovës, nje akativiste për meritat e tij në LDK.
Më te gjitha këto sikur nuk po pajtohet familja e ngushte e Haki Imerit, qe do te thotë se familja e ngushte nuk ishte pajtuar as me sjelljën e vellaut te Hakiut Imer Imarit i cili për krejtë ketë pati ”hy ne mal pa sakicë”. Familje qe nga para 20 vjetesh po kërkon drejtesi për Haki Imerin, për njeriun i cili u hapi rrugë te gjitha vrasjeve të pas luftës, ata vazhdimishtë janë ankuar, po kërkojnë drejtesi, e drejtesia as se si te arrij deri te Haki Imeri, ajo është e kapur e zapueme nga vrasesit e tij.

I ka mbete e vetmja shpresë qe Gjykata Speciale ne Hagë ta thotë fjalën e vetë dhe te zbardhë të vertetën.