E tmerrshme, skandaloze: Kur pozita ta ndryshon mendjen

10.03.2018 18:24:44

Nga: Binak Maxharraj

Kryeministri i Kosoves Ramush Harajdinaj i pergjigjet letres se Albin Kurtit “KOSOVA NUK HUMBE TOKE ME RATIFIKIMIN E MAREVE SHJES”.kurse Albin Kurti i pergjigjet prap: “NESE KORRIGJIMI I MARVESHJES NUK BAHET PARA RATIFIKIMIT-KORRIGJIMI VDES” E tmershme, skandaloze, bile edhe e turpshme kjo pergjegjeje nga Krryeministri i cili vetem pasi u ba Kryeminister ndrroj mendje.

Por,sikur Kryeinistri paska harrue se ai bashk me Albin Kurtin ishin kundershtuesit me te medhenje te Marveshjes”MEHA”te nenshkruar nga Hashim Thaqi ne Vjene. Ramushi paska harrue se ai me Albin Kurtin nuk lane gur palluajt vetem e vetem qe Kosova mos te hume teritor.Per tri vite ata se bashku u rebeluan ne kundershtim te kesaj Mareveshje. Protestoan ne cdo qytet dhe mjedis te Kosoves ku moren pjese vetem ne Prishtine mbi 100 mije veta,ku u mblodhen mbi 200 mije nenshkrime qe kjo mareveshje te mos kaloi. Bile vete Kryeministri i tashem i mori ato librat me plote nenshkrime dhe gadi se ne menyre te dhunshme i futi ne Kuvendin e Kosoves.

Tashti kur Ramush Harajdinaj flete ne ate stilin:”e kaperceva gardhin,,,” i ndrroi,i hangri,i shkeli qendrimet dhe parimet me te dy kembet,sepse njeriu eshte njeri kur i mbron qendrimet e parimet e veta.Tashti per kryeministrin Harajdinaj nuk eshte me e rendesishme humbja e teritorit,humbja e Qakorrit,tashti per te qenka me e rendesishme pozita,por edhe ruajtja e fytyres se Hashim Thaqit per kete gabim kardinal te tij me qrast ia fali nje pjese te trollit tone. Po mire e kane pas te moqmit kur thojshin:”jepja njeriut pushtetin dhe e njehe se kush është” thënje kjo shumë e mençur e popullit.