trishtuese/ Covid 19 ndryshon zakonet, përcillet e vetme në banesën e fundit

29.03.2020 12:07:54

Është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit Leonora Moçka, 72 vjecarja që humbi jetën 2 ditë më parë nga covid19. 72 vjeçarja banonte në fshatin Poro të Vlorës, por trupin për në banesën e fundit e kanë tërhequr familjarët në Fier, aty ku është zhvilluar edhe ceremonia mortore.

Gruaja e  moshuar nga fshati Poro 72 vjeç ishte dërguar pak ditë me parë në infektiv në Tiranë ndërsa mësohet se vuante edhe nga hipertensioni.

Gruaja jetonte së bashku me bashkëshortin, ndërsa burri doli negativ nga testi, por qendron i izoluar pasi kishin ardhur nga Italia ditë më parë. Çifti jetonte në Itali gjatë periudhës së dimrit, ndërsa ishin kthyer nga vendi fqinj rreth tre javë më parë.