Serbët kundër Kosovës në Kampionatin Ballkanik të Xhudos

10.09.2017 11:36:47
Kosova fitoi gjashtë medalje në Kampionatin Ballkanik të Xhudos që u mbajt në Shkup.

Por, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ndodhi një gjë e turpshme. E këtë e shpjegon më së miri trajneri Driton Kuka.

“Dje në Shkup në Kampionatin Ballkanik erdhën sinjale që edhe mbesa ime po ndërtohet si Kampione e ardhshme,fitoj tri lufta nga garueset nga Turqia,Serbia dhe në finale kundër garueses nga Bosna Sabina Haracich!

Ceremonia e ndarjes së medaljeve dje solli diç josportive, garuesit nga shteti fqinj nuk qëndruan në podium gjatë ngritjes së flamurit dhe intonimit të Hymnit!

Loriana Kuka su hidhërua që garueses që i shkaktoj humbje nga Serbia nuk qëndroj në podium e njejta situatë ndodhi edhe me Distrien gjatë Ceremonisë por as ajo su hidhërua fort!!
Politika në sport solli shije të keqe dje në qytetin e Shkupit”, ka shkruar Kuka.