E vërteta është më e thëllë se ajo që shohim me sy e dëgjojmë më veshë!

27.03.2020 14:52:28
Nga Ahmet Asani

Burimi kryesor i gjitha të këqijave të njerëzimit ka të beje me bindjen metafizike, anti dialektike, moniste e anti demokratike, se njerezimi nuk ka nevojë te lodhet per te gjetur zgjidhje te reja te problemeve, sepse ato jane te gjetura e te definuara dhe vetem duhet zbatuar!

Në shoqerinë tonë ende kemi njerëz që pandërprerë veprojnê, per ta bindur rininë, se zgjidhjet per gjitha problemet e kesaj bote janë te definuara ne librat e Marksit, Engelsit, Leninit, Stalinit dhe Enver Hoxhes dhe se vetem duhet qe keto mesime të zbatohen ne praktikê, njesoj siç i kanë zbatuar Lenini, Stalini, Mao Ce Duni dhe Enver Hoxha!

E di se dikush mund te mendoj e thotë, se ne shoqerine shqiptare nuk egzistojne njerez e organizime qe perhapin fryme e bundje te tilla, aq me pake jo amne praktike! Me keqardhje më duhet t’ju them se në fakt e verteta ështê shumê me ndryshe se sa ajo që e shohim dhe e degjojmê! Mjerisht ne shoqerine shqiptare ende kemi individ e grupe njerezish që besojnë se fryma moniste është çelësi i t’ardhmes!

Mentaliteti i një njeriu, apo grupacioni i cili nuk mëson nga pësimet e tjerëve, eshte mentalitet i cili nuk te jep asnje zgjidhje, përkundrazi te jep vetem probleme dhe te dergon drejte vetvrasjes! Ata te cilet nuk u distancuan kurre nga e vërteta historike e mykjes dhe qelbjes se ideologjise moniste komuniste ne Shqipëri, qelbje kjo e cila felliqi kombin e boten, ata nuk do te duhej sot te keshillonin rininê shqiptare!

Në Kosovë të gjitha subjektet e pasluftes botërisht kanë hequr dorë nga mësimet dhe fryma moniste komuniste dhe jane distancuar nga mësimet dhe veprimet e pararojes komuniste! Pse atëhere u dashka t’i besohet dikujt i cili mendon se është zgjidhja e gjitha problemeve dhe në të njejtën kohë për Krye-Keshilltarë i ka po të njejtit misionarë të pararojës komuniste, ata qe kurrë nuk u distancuan nga ideologjia vrastare stalinisto-enveriste?!

Yrrnek për ne shqiptarët do të duhej të ishte perëndimi, do te duhej te ishin popujtë e shtetet gjermanofolese si Gjermania, Austria e Zvicra, e jo shtetet e popujtë arabo-aziatik, qe me duar përpjetë presin mos do ju pikë diçka nga qielli, ose sikur populli shqiptar i cili për gjysem shekulli gjatê regjimit komunist priste barazine dhe drejtësine e premtuar nga Nëna Parti !?

Të gjitha monistet deklarojne se me ardhjen e tyre ne pushtet, apriori do te vendoset edhe drejtesia e barazia, se kush u del atyre perpara, i ka dal popullit perpara! Por e verteta eshte se barazia e drejtësia mund te arrihen vetem ne menyre demokratike pluraliste, në njê shoqeri me bindje e fryme pluraliste edhe ate duke punuar dite e natê per barazi e drejtësi, e jo duke thënë: ecni pas meje se unë jam e vërteta!