E vërteta për Shqiptarët dhe Gjuhën Shqipe në Maqedoni, po përbuzet nga të huajt dhe vetë shqiptarët!

27.01.2018 02:04:18

A nuk mësojnë asgjë në shkollë nga historia këta bashkëvendësit joshqiptarë në Maqedoni?

Disa akademikë të mjerë që paguhen edhe me paratë e shqiptarëve, haj që mund t’u falet, sepse janë prodhim i dështuar shkencor i propagandës serbe e ruse, por çfarë kanë këta shqipfolësit tanë që turpërohen gjuhën dhe përkatësinë e tyre ta shkruajnë dhe lexojnë me emër të saktë dhe të qartë: POPULL SHQIPTAR dhe GJUHË SHQIPE?!

Nga Abdulla Mehmeti

Vetëm një përvojë njihet në botë, që viktimat e paidentifikuara nga një katasrofë mund të shënohen me shifra, numra, ose përqindje, jo edhe popujt që kanë emër dhe famë, identitet, gjuhë, histori, kulturë, traditë, krenari dhe dinjitet!

Nëse nuk u besojnë të vërtetave dhe dëshmive të dijetarëve dhe studiuesve më të medhenj të botës, së paku duhet të pajtohen me atë që kanë thënë dijetarët dhe studiusit e tyre dhe në gjuhën e tyre, sllave; si shkrimtari i shquar Branisllav Nushiq, ose gjeografi serb me famë botërore, Jovan Cvijiq, të cilët jo që kanë dashur, por pse kanë qenë të detyruar nga një mal me fakte e dëshmi, kur kanë konstatuar:

Jovan Cvijiq:
“Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve) u tërhoqën nga jugu dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”.

Braisllav Nusic:
“Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë