Edhe 166 specializantë të rinj do të nisin shkollimin specialistik

20.01.2021 13:48:00

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur sot në takim një grup të specializantëve të cilët kanë nënshkruar kontratat për të vazhduar specializimin.

Ai me këtë rast ka bërë të ditur se edhe 166 specializantë të rinj do të nisin shkollimin specialistik më 1 shkurt, me financim të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Nga marrja e mandatit, e zbatova zotimin tim se asnjë mjek nuk do të jetë pa punë në Kosovë. I pranuam të gjithë aplikantët për specializim dhe konkursi për specializmet do të vazhdojë edhe këtë vit. Mos e harroni betimin e Hipokratit dhe me ndershmëri t’i shërbeni qytetarit të Kosovës dhe çdo pacienti që ka nevojë për ju. Sukses, ju priftë e mbara”, ka uruar ministri Zemaj./KP/