Edhe ambasadori amerikan në Britani i emocionuar me atë që bënë të dielën kosovarët

19.11.2019 00:14:01

Edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Britani të Madhe, Woody Johnson është mahnitur nga atmosfera në Prishtinë të dielën ku kombëtarja angleze u përballë me Kosovën.

Johnson, ka komentuar pritjen që kosovarët u bënë anglezëve në Prishtinë për ndeshjen Kosovë-Angli e cila u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

“I mahnitur me disa momente të jashtëzakonshme nga ndeshja Kosova-Angli këtë vikend. Mirënjohja e popullit të Kosovës për lirimin e vendit të tyre nga forcat e NATO-s mbetet e madhe, edhe pas 20 vjetësh. Një deklaratë e fuqishme në të mirën që mund ta bëjmë kur veprojmë së bashku”, ka shkruar Johnson në Twitter.