Edhe Arifi kundërshton Thaçin: Kisha Ortodokse monument i terrorit serb

17.09.2016 22:29:36

Kreu i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi ka reaguar ndaj deklartës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke i thënë se objekti i kishës në kampusin e UP-së për të do të jetë monument i terrorit të shtetit serv gjatë viteve të 90-ta, përcjellë Indeksonline.

Ky është eagimi i plotë i Arifit në Facebook:

“Objektet fetare janë të shenjta pavarësisht se cilit besim i takojnë. Të gjitha objektet duhet të ruhen jo vetëm nga institucionet por edhe nga qytetarët posaqërisht shqiptarë të cilët edhe ashtu ndërshekuj i kanë ruajtur këto objekte. Objekti në kampusin universitar për mua si qytetarë kurrë nuk do të shihet si objekt religjioz por si “monument i terrorit ” të shtetit Serb gjatë viteve 90. Kurrë sdo ta shoh si kishë dhe kurrë sdo ta shoh si objekt që duhet të mbrohet. Ky objekt është shembull pikërishtë i kundërt i asaj që sot tha Presidenti i Kosovës. Ky objekt nuk është as dëshmi e tolerancës e as dëshmi e mburrjes së askujt Presedniće Taći.

“Çdo objekt fetar në Kosovë është dëshmi e tolerancës dhe dialogut ndërfetar që vazhdojmë t’i kultivojmë dhe me të cilët mburremi të gjithë- Hashim Thaçi”. Ky objekt nuk është i tillë as kurrë nuk do të jetë:, shkruan Avni Arifi.

/Indeksonline/