Edhe Arsenali në garë për Pulisic

28.09.2017 10:14:56

Arsenal është skuadra më e fundit që ka shfaqur interes për të firmosur me Christian Pulisic të Borussia Dortmund, raporton tabloidi anglez “The Sun”.

19-vjeçari ka tërhequr edhe vëmendjen e Real Madrid, Liverpool dhe Tottenham, pas paraqitjeve me ekipin verdhezi.

Megjithatë asnjë nga ekipet s’do ta ketë të lehtë, pasi Dortmund e konsideron pjesë të rëndësishme të skuadrës amerikanin. /supersport.al/