Edhe diçka për komunikaten nr.59 Vetem për fajësinë kërkohet falje

24.02.2019 03:22:13

Nga Binak Maxharraj

Kërkim falja është diçka fisnike.Njerezitë kërkojnë falje për ndonjë
gabim të bamë ndaj dikujtë.Askush në botë nuk kërkon falje për
asgje,por këtë e banë për ndonjë gabim,ose për pafajsinë askush nuk
kërkon falje.Shkurtë kërkim falje bahet sepse pas sajë qendron një
fajësi.

Një burr nga Drenica,luftëtarë i oreve të para të Luftës sonë
Çlirimtare me emrin Gadi Geci,tashti Bajraktari që 20 vjete nuk prane
duke e kërkuar shkruesin e Komunikatës trishtuese nr.59 e dalë  nga
UÇK-ja gjatë luftës më te cilën ai dhe familja e tij denigrohën dëri
në poshtërësi dhe vrasje.Por askush për këto vite nuk pati kurjon te
deklarohet,bile të thotë një fjalë së kushë e bëri këtë,kush e lëshoi
këtë Komunikat trishtuese.Jamë fortë i binduer se ne frymën e kësaj
Komunikate dikush ka dështë me ja hjekë flamën,që te mos flas Gani
Geci,ta mshelë gojën.Më vonë,pas luftës  në bazë të kësaj komunikate u
ba atentat ne Ganiun  dhe dy shoket e tij qe ishin ne vetur.Ganiu pati
fat,por me shumë i ndihmoj ai Zoti i Madh që ti të mos
vritëj.Por.gjithësesi është e dhëmbshme humbja e luftetarve te
lirisë,te gazetarit Bekim Dajakun dhe Besim Kastratin.Fantazmat e
Komunikatës 59.e kryen punën e vetë.For fantazma ende e kësaj dite nuk
po sçarohet,jo pse nuk mundën,por nuk po don.Thjeshtë.

Por çuditerisht diçka levizi këto ditë,kur Presidenti i Kosovës Hashim
Thaçi doli haptas  dhe  kërkoj falje për këtë Komunikat ,duke thanë
së:Komunikata 59 është “abuzuese dhe së nuk i takon
UÇK-së”,është”nxjerrë pa aprovim dhe dijeni(e kujtë,pra të UÇK-se)nga
individ këqebersë”.Ky është konfusion i tij,thotë se nuk i takon
UÇK-se,pastaj thotë është nxjerr nga individ këçëbresë.Po kush guxonte
në ate kohë të leshoi Komunikata ne emer te UÇK-se,askush,pos Shtabit
të UÇK-së.

Po,pse Presidenti publikishtë  kërkojë falje për këtë Komunikatë,kur
thoshte se nuk ka dorë dorë ne këtë Komunikatë.Çka e shtyri,çka e
shpërthu Presidentin qe pas 20 viteve të të kërkoj falje,si është e
mundshme njeriu me kërkuar falje për një vepër qe se ka ba.Gjithëkund
në botë njeriu nuk kërkon falje për një vepër qe se ka ba,por
gjithëkund në botë njeriu kërkon falje për një vepër qe e ka ba.Bash
ne këtë kërkim falje Hashim Thaçi e ka mizën pas veshit e cila i
shushurit vazhdimisht dhe nuk e la te qetë derisa doli më kërkim falje
mjaftë konfuze duke gjuajtë shigjeta në të gjitha anët në
bashkluftetarët e tij.

Opinioni u dhezë shumë Komandat te luftës te asaj kohe për çdo ditë po
dalin me deklarat se nuk kanë gishtë në këtë punë.Po,pse bash
Presidenti doli te kërkoj falje Gani Bajraktarit,doli sepse e ka mizën
pas veshit,doli sepse ka filluar punën Gjykata Speciale në Hagë,dhe si
duket e kanë kapë te dridhmet se do te zbardhet autori apo porositesi
i kësaj Komunikate famoze,e cila pas luftës edhe i mori dy jeta
njërëzish.Apo,ndoshta Presidenti i Kosovës Hahim Thaçi po tenton të
shukatë Gani Gecin-Bajraktari qe ta mbyllë gojën.Por,i birit,dhe
burrit të Bajraktarëve të Llaushës askush nuk mudë te ia mbyllë
gojën.Ai do te fletë gjithëkund edhe pas Kërkim fajle te
Presidentit,sepse Komunikata ia ka ulë krenarin dhe nderin familjes
Bajraktari me shpifje te ndryshme,se janë bashkëpunëtor te UDB-së e
çka mos,kur dihet se këto nuk janë te verteta.Populli i Drenicës i din
këto.Populli i Drenices e dinë se Familja Bajraktari gjithëmone
historikisht ka rrezatuar ne Drenicë,gjithëmonë historikishtë e ka
lufue dhe është pre fyt për fyt me shakun,dhe mu për këtë Gani
Bajraktari nuk e pranon Kërkim faljen,por çshtjën do ta çojë deri në
fund,bile edhe në Gjykatën Speciale në Hagë ku do te zbardhet krejtë e
vërteta.