Edhe Edi Rama merr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës

16.02.2017 11:33:18

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot do të marr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e shënimit të 9-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Vizita e Ramës në Prishtinë nuk ishte paralajmëruar më herët, ndërkohë që burime të KosovaPress të afërta me kabinetin e kryeministrit shqiptarë tregojnë se Rama do të marrë pjesë në seancë si i ftuar nderi.

Pas seancës solemne Edi Rama do të ketë një deklaratë për mediat.