Edhe Emil Dimitriev do të takohet nesër me Johannes Hahn

Edhe Emil Dimitriev do të takohet nesër me Johannes Hahn

08.02.2017 21:44:21

Kryeministri Emil Dimitriev nesër në orën tetë të mëngjesit do të takohet me komesarin Johannes Hahn.

Zëdhënsja e Komisionit Evropian, Johannes Hahn informoi se ngjarja kryesore për të cilën Hahn vjen në Shkup është mbledhja e ministrave të punëve të jashtme dhe ekonomisë-energjetike nga gjashtë vendet ballkanike (Maqedoni, Kosovë, Serbi, Shqipëri, Bosnjë dhe Mali i Zi.

Kjo është vizita e parë e Hahn në Maqedoni pas zgjedhjeve të 11 dhejtorit. Hera e fundit që ai ka qenë në Shkup ishte në muajin tetor, kur bisedohej për mbajtjen e zgjedhjeve.