Edhe ma keq për Haradinajn, vendimi për të nuk merret deri në gjysmën e prillit

02.03.2017 13:24:19

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas shtyrjes së vendimit nga Gjykata e Apelit në Colmar u është drejtuar bashkatdhetarëve në Francë që kanë marr pjesë në seancën gjyqësore.

Haradinaj ka thënë se do të mbetet në Francë deri më 6 prill të këtij viti, pasi deri më 31 mars i kanë dhënë kohë Serbisë që t’i dërgon shpjegimet shtesë për kinse hetimet për Haradinajn.

“Unë do të mbetem këtu deri më 6 prill, ashtu po thonë,  pasi deri më 31 mars i kanë dhënë kohë Serbisë që t’i dërgoj ato shpjegime. Ndërsa më 6 prill ballafaqohemi edhe një herë me prova e me fakte, e tek pastaj vendimi kah gjysma e prillit”, ka thënë Haradinaj në Francë, raporton lajmi.net.

Pra, edhe pas seancës së 6 prillit, Haradinaj do të duhej të qëndrojë të Francë të paktën deri ka mesi i prillit për ta pritur vendimin.

Gjykata e franceze ka njoftuar se vendimi për Haradinajn do të merret me 6 prill të këtij viti, duke sqaruar vendimin e sotëm pas përfundimit të seancës.

Për këtë vendim kanë reaguar shumë përfaqësues politik dhe lider të partive opozitare.