Edhe ministri i VV-së e heq fotografinë e Hashim Thaçit

12.02.2020 13:21:58

Veproi si kryeparlamentarja Vjosa Osmani. Edhe Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, e ka larguar nga ballina e zyrës së tij, fotografinë e Presidentit Hashim Thaçi.

Hera e fundit që foto e presidentit ka qenë e vendosur në zyrën e Bislimit, ishte data 4. Me datën 6 ajo është larguar nga aty, duke u zëvendësuar me një orë muri.

Me të marrë postin e ministrit, ai ka bërë veprimin e njëjtë si Osmani.

Në emailat dërguar mediave, ditën kur Bislimi mori detyrën nga Lulzim Rafuna, fotografia e presidentit ndodhej në ballë të zyrës.

Por gjërat ndryshuan pas dy ditësh.

Në takimin e parë që Besnik Bislimi pati si ministër me Ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt fotografia e Hashim Thaçit nuk duket askund.

Në vend të saj është vendosur një orë muri.