Edhe në Ohër grafite kundër dygjuhësisë (Foto)

01.03.2017 19:42:07

Mbishkrime me mesazhe ndaj deputetëve të LSDM-së nga Ohri, Tomislav Tuntev dhe Zhaklina Lazareska janë vërejtur tek gjimnazi i Ohrit dhe në bregun e qytetit.

“Tuntev, a meriton Ohri të mësoj shqip” dhe “Profesoreshë Zhaklina a votuan fëmijët tuaj për dygjuhësinë në Ohër”, janë pjesë e grafiteve. Gjithashtu në më shumë objekte banesore në Ohër në kutitë e postës janë paraqitur bankënota të shtypura falso në dy gjuhë.

Njëkohësisht, në disa lokacione në hyrje të Ohrit në tabelat rrugore janë vendosur shirita të cilat tregojnë mirëseardhje në Ohër.