Edhe nëse e fiton, Kosova mund ta humb sërish liberalizimin e vizave nëse shpërfill kriteret

24.09.2020 10:48:03

Kreu i Institutit EPIK, Demush Shasha, po paralajmëron një proces të vështirë dhe rrugë të gjatë të Kosovës deri në liberalizimin e vizave për Kosovën.

Me anë të një postimi në Facebook, Shasha ka thënë se për Kosovën është vështirë të fitohet liberalizimi, por që edhe nëse kjo ndodhë, mund të ketë komplikime më pastaj.

Sipas tij,  Kosova duhet të sigurohet që nëse liberalizohen vizat, të jetë e përgatitur për përmbushjen e plotë të kritereve.

Ai thotë se nëse Kosova dështon në përmbushjen e këtyre pesë kritereve kryesore, atëherë do ta aktivizonte mekanizmin për pezullimin e vizave.

Postimi i plotë:

Është vështirë të fitohet liberalizimi i vizave. Po aq vështirë është edhe të sigurohemi që nuk e humbim të drejtën e lëvizjes së lirë. Pas liberalizimi të vizave, Kosova duhet të jetë e përgatitur për përmbushjen e plotë të kritereve që burojnë nga procesi i liberalizimit të vizave. Në veçanti duhet siguruar përmbushja e 5 kritereve specifike. Dështimi për të siguruar përmbushjen e tyre do të aktivizonte Mekanizmin për Pezullimin e Vizave.