Edhe një grabitje e armatosur në Prishtinë

19.01.2019 20:38:59

Vazhdojnë rastet e grabitjeve në kryeqytet.

Një institucion mikrofinanciar në kryeqytet është grabitur në orët e mbrëmjes.

Sipas policisë persona të armatosur kanë grabitur këtë institucion rreth orës 18:00 në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin.