Edhe një grua shtatzënë me koronavirus e shtrirë në Infektive, gjendja e saj stabile

22.04.2020 11:52:50

Nga Klinika Infektive kanë dhënë detaje sa i përket pacientëve që janë të shtrirë aty, e që janë të konfirmuar me koronavirus.

Drejtoresha e këtij reparti, Lindita Ajazi Berisha ka bërë të ditur se në Infektive është e shtrirë edhe një grua shtatzënë, gjendja e së cilës ka thënë se është stabile.

“Ne e kemi një shtatzënë që është në repartin e izolimit. Bebja dhe gruaja janë në gjendje stabile, dhe gjendja është duke u monitoruar”, ka shkruar ai.

Ajazi-Berisha po ashtu ka thënë se deri në këto momente, nuk ka të dyshuar me koronavirus nga stafi mjekësor.

“Deri në këtë moment s’e kemi asnjë nga stafi mjekësor që është në dyshim ose izolim.  Infermierët janë shëruar në mënyrë graduale, jo të gjithë menjëherë”, tha ajo.

Kujtojmë, se para pak ditësh ndërroi jetë një grua shtatzënë nga Gjakova, 40 vjeç e cila ishte konfirmuar me koronavirus.