Edhe një kosovar vritet në Siri

21.12.2017 22:35:00

Edhe një qytetar i Kosovës është vrarë në konfliktin e Sirisë.

Ky person është nga fshati Palabardh i komunës së Gjakovës.

Sipas burimeve të KALLXO.com, familjarët tashmë janë njoftuar për vdekjen e anëtarit të familjes dhe po përgatiten të hapin të pame.

Të njëjtat burime nuk kanë sqaruar rrethanat e vdekjes së këtij qytetari të Kosovës në vendin e Lindjes së Mesme i përfshirë dhe shkatërruar nga lufta.

Me gjithë përpjekjet, KALLXO.com nuk ka arritur të kuptojë se kur kishte shkuar në Siri ky shtetas i Kosovës dhe nëse ka qenë pjesë e ndonjë organizate ekstremiste që po lufton atje.