Edhe një sukses i kryetarit Rugova: Marrëveshja me Austrinë do të bëjë me ujësjellës mbi 12 fshatra të Istogut!

31.01.2019 00:25:57
Z. Dreshaj:Ujësjellësi i kësaj zone të mbivadës ishe prioritet dhe dëshirë e kahmotshme e kryetarit Rugova. Ka qenë një angazhim disavjeçare i tij në të cilin ka dhënë edhe atomin e fundit që të dalë në dritë. Krenar me ratifikimin unanim të marrëveshjes me Austri nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, të kredisë shumëvjeçare, përmes së cilës Istogu përfiton mbi 5 milion euro. Kjo kredi do të mundësoj realizimin e projektit , “Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit” përmes të cilit 12 fshatra të Istogut do të kenë ujësjellësin e tyre. Pajsija me ujësjellës i kësaj zone të mbivadës ishe prioritet dhe dëshirë e kahmotshme e kryetarit Rugova. Ka qenë një angazhim disavjeçare i tij në të cilin ka dhënë edhe atomin e fundit që të dalë në dritë. Meritor për përkrahje janë edhe përfaqësues të institucioneve qëndrore, me të cilët kemi krijuar ura komunikimi dhe bashkëpunimi, pavarësisht dallimeve politike e partiake. Istogu do të përfitojë zhvillim dhe mirëqenie nga ky projekt dhe projekte të ngjashme. Urime Istog!\shkruan në facebook Drejtori i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis.