Edhe një viktimë nga koronavirusi në Kosovë, vdes vëllai i Smajl Latifit

01.08.2020 14:37:54

Ka ndërruar jetë edhe një person i prekur me koronavirus në Kosovë.

Ka ndërruar jetë edhe një pacient i cili ishte i prekur me koronavirus.

I ndjeri ishte vëllai i kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi.

Këtë e ka bërë të ditur anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Theksojmë se vetëm në dy ditët e fundit në Kosovë kanë v dekur 31 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus dhe vuanin nga sëmunje të tjera shoqëruese.

Njoftimi i plotë i Nitajt, pa ndërhyrje:

Veç lajme të hidhura po marrim. Sapo më njoftoi Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, që i paska nderru jete vellai i madh, Ademi. Ka qene i prekur me covid 19.

Jam pjese e dhimbjes dhe e merzise se tyre!

Kolegut Smajl Latifi, Familjes dhe miqeve, ngushellime!.