Edhe njëherë për veteranët mashtrues, veteranët e rrejshëm

29.03.2019 10:56:23

Nga Sinan Kastrati, Suedi

Ne i nderojmë të rënët duke mos e vjedhur shtetin

Ambasadori britanik: Nuk i hargjojmë paratë tona më në Kosovë

Lebet, ambasadori zviceran është dashur të largohet nga Kosova (P. Leka)

Thaçi dhe Veseli janë zënë nga policia zvicerane duke vjedhur pantallona?

Veseli ia kthen ambasadorit zviceran: I nderuar, jeni në Drenicë, vendin e shumë heronjve dhe të presidentit Thaçi

Pas masakrave të Serbisë, përfunduam te mafia e Kosovës

Edhe njëherë për veteranët mashtrues, veteranët e rrejshëm, tash nga të huajt e nga vendësit, jo nga unë.

Cila fjalë, fjala “mashtrues”apo fjala “rrenc” ju duket më pakë provokuese?

Para disa ditëve, kur unë shkruajta për disa dukuri negative që po na përcjellin tash e dy dekada pas çlirimit, edhe unë po e quaj “çlirim”, veteranët e një nahie reaguan duke më quajtur me emra të ndryshëm, sipseudogazetari” që ”shpif” për ”luftën e Shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Dhe sikur nuk mjaftohen, ata ata shkojnë edhe më larg ”Sulmet e pandalshme kundër UÇK-së dhe ikonave të saj janë të pritshme nga armiqtë e lirisë tonë, por të të vijnë sulmet me direktivat e armikut shekullor Serbisë nga pjesëtarët e etnikumit tënd, është kriminale dhe e pafalshme. Madje, këto sulme duken të sinkronizuara me armiqtë shekullor të popullit shqiptar dhe në një kohë tepër delikate për historinë e luftës tonë çlirimtare”.

Dhe as unë, as atherë e as tash nuk po mund ti kuptoj se si munden të flasin ata me gjuhën e vrasësve serbë, apo siq do të thoshte Mero Baze ”Serbët flasin e UÇK-ja vrasin ose, UÇK-ja vrasin e serbët flasin”.

 Vajdin Berisha, si “kryetar” i “veteranëve” të OVL-UÇK dega në Rahovec e me ”seli” në Rahovec, qysh mundesh me folur pa asnjë mbulesë për “Shkrimet e shpifjes dhe etiketimet e një “gazetari” dhe një plaku senil të cilëve iu ka ikur shansi historik për të qenë të renditur në faqet e ndritshme të historisë kombëtare, ngjajnë në një fushatë të sinkronizuar me UDB-ne, kundër interesave të kombit shqiptar, në kohën kur gjykata e grupe politike janë hedhur në sulme të ashpra kundër konsolidimit të shtetit të Kosovës, këta “patriotë shqipfolës” ju bëjnë shërbim të jashtëzakonshëm këtyre qarqeve antishqiptare”.

Pse nuk tregove kundër kujt dhe çka shpifa Vajdin?

Po, po paskna ”harrua”, ti i ke zënë në gojë ”Bacën e Madh, Isuf Gashin”, për të cilin nuk e mohoj se ai është plagosur, që thua ti në ”luftë”. Hiç s`e mohoj, ai është plagosur por pse more “kryetar” nuk tregove, në cilën “betejë” u plagos Isufi?

Unë kam tregua: Ai është plagosur në mënyrën më të turpshme, jo në luftë e as në betejë, por në limuzinë por meqë jemi te Isuf Gashi, Vajdin Berisha, ti duhet të na tregosh:

– Çka u bë me serbin e zënë rob? Ku është ai? U vra apo …iku? Ai ishte në limuzinë me Isufin dhe Ganiun, tash i vrarë.

Është obligim i yti të na tregosh ose të përballesh edhe ti si Isufi, si “dëshmitar i akuzuar” në Gjykatën Speciale.

Për Fehmiun, Fehmi Lladrofcin, është dashur të kërkosh falje para “veteranëve” që ti përfaqëson se ke rrejtur. “Ali Gashi” nuk i ka tërhjek fjalët për Fehmiun, gjoja unë kur e kam pyetur  “… për shembull – A është e vërtetë që Fehmi Lladrovci në një tubim në shkollë ka thënë: “Ai qen me këlyshët e vet (për Rugovën)”… Po i kam thënë e vërtetë është se aty kanë qenë mbi 200 veta”.

Vajdin, mos harro se nëse do të ketë ndonjëherë gjykatë të papolitizuara Kosova, unë kam me u takua me ty aty ku duhet, pra në gjykatë, sepse ti ke shpifur kundër meje,ose qysh thotë edhe kryeministri juaj, ia lëmë “Kanunit” kur flet për një akuzë kundër një familje të Strellcit. Vajdin, ti mu ke drejtua “Marrja nën mbrojtje e individëve, të cilët i kanë bërë dëme të pariparueshme lëvizjes tonë çlirimtare, nuk mund të jetë tjetër veçse lojë e shërbimeve sekrete antishqiptare. Ju bëjmë thirrje individëve e miqve te pseudogazetarit qe nxisin, e grupeve të caktuara të interesit që të përmbahen nga sulme të tilla dhe të mos vazhdojnë ta bëjnë lojën e djallit, duke shkaktuar huti e pasiguri në opinion. Çdo veprim që bie ndesh me interesat jetike të popullit shqiptar, përjetësisht do ta mbajë vulën e zezë të tradhtisë dhe nuk do të gjejë mbështetje, sepse gjithmonë shqiptarët e kanë ditur kë e kanë mik dhe kë armik. Përmbahuni dhe mos i shkaktoni plagë më të thella qenies sonë kombëtare! Ne shoqatat e dala nga lufta dega ne Rahovec kërkojmë nga organet e shtetit qe urgjentisht te merret me këto shpifje te cilët cenojnë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës”.

Ju veteranët mashtrues, a do ta quani ambasadorin zviceran, shpifës e kundër veteranëve?

Lebet ishte në Drenicë

Ai foli por ju i mbylleët sytë. Edhe ai i quajti “veteranë të rrejshëm (veteranë mashtrues)”Lexoje tash, ai tha: “Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet është treguar i ashpër sot në Skenderaj me politikanët kosovarë. Ai ka përmendur numrin e veteranëve, duke thënë që nuk duhet paguar veteranët e rrejshëm, e pastaj të tjerët të investojnë në projekte qenësore për qytetarët”.

Vajdin, a do të kërkoni “nga organet e shtetit qe urgjentisht te merret me këto shpifje te cilët cenojnë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës”?

I nderuar, jeni në Drenicë, vendin e shumë heronjve dhe të presidentit Thaçi

E i menjëhershëm ishte “reagimi” i Kadri Veselit: Veseli ia kthen ambasadorit zviceran: I nderuar, jeni në Drenicë, vendin e shumë heronjve dhe të presidentit Thaçi

 

Tjetra, ju veteranët e rrejshëm a besoni me të vërtetë në fjalët e Ramushit që i tha në Krushë “Ne i nderojmë të rënët duke mos e vjedhur shtetin”?

Por ju ”veteranë” jeni ”apolitikë”, nuk jeni as me Ramushin, as me Hashimin e as me … Fatmirin spese UÇK-ja nuk ishte e tyre e as ju”nuk” jeni me ta. Ju thjesht “mbroni” interesat e “veteranëve”, ama veç të veteranëve mashtrues.

Edhe një i huaj, iu tha në sy e iu pshtyu në syrrat kundër dallavereve të shefave tuaj, edhe ata mashtrues e rrenca. Ai është ambasador i Britanisë, që “pahiri”, “i pshtoi” fjala e iu tha Nuk i hargjojmë paratë tona më në Kosovë”

A e dini pse?

Sepse, ”Ftyra” u zgjodh aty ku e kishte vendin dikur, kur bashkë me Fatmir Limën, ”Bashkim Finën”, sekserin, avokatin Krasniqi nga Tërpeza etj. vidhnin mërgimtarët.

Edhe ai (ambasadori britan.) flet hapur ” Tërhiqemi, nuk i harxhojmë paratë tona më. Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës për të mos votuar asnjërin prej kandidatëve të rekomanduar nga Ambasada Britanike për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji ka nxitur reagime të ashpra nga zyra e ambasadorit Ruari O’Conell. Si pasojë e kësaj Ambasda Britanike në Prishtinë nuk do të mbështesin më përseritjen e procesit të rekrutimit për pozitën e njëjtë. Ata thonë se kujdesen se si i shpenzojnë paratë e taksapaguesve britanik, dhe se nuk do të organizojnë më një proces rekrutues, kur nuk ka asnjë arsye të vetme për t’u përsëritur procesi. Sipas Ambasadës Britanike, kandidatët e rekomanduar ishin përzgjedhur përmes një procesi profesional dhe se kishin plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme për të ushtruar pozitën e Kryesuesit të Bordit të ZRRE-së … “Kandidatët e rekomanduar ishin përzgjedhur përmes një procesi të mirë-strukturuar, profesional dhe meritokratik. Ata kishin plotësuar të gjitha kriteret dhe kishin treguar që posedojnë kompetencat e duhura për të ushtruar pozitën e Kryesuesit të Bordit të ZRRE-s”, thuhet në komunikatë”.

Dhe një ministër i Ramushit, Pal Lekaj do të reagonte qysh nuk i ka hije, ” Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në emisionin Pressing, e ka komentuar deklaratën e ambasadorit zviceran, Jean Humbert Lebet, i cili ka thënë në Skenderaj se “po ndërton ujësjellësin ndërsa ju po paguani veteranë të rrejshëm”. Lekaj thotë se është e papranueshme deklarata e ambasadorit zviceran për veteranët dhe madje para qytetarëve të Skenderajt. Tutje Lekaj thotë se Lebet është dashur të largohet pas asaj deklarate”

Minisër Leka, ai foli si burrat por ty nuk të pëlqeu. Tjetër herë Zvicrra, Britania e Madhe por edhe Gjermania, do të pyesin ”ministrat” e Kosovës se cilin njeri e duan për amabasador.

Pas masakrave të Serbisë, përfunduam te mafia e Kosovës

Pas masakrave të Serbisë, përfunduam te mafia e Kosovës (Kosova sot, 27 mars 2019 – 08:02) Populli është shumë i zhgënjyer me ish-komandantët që uzurpuan shtetin “Tash e 20 vjet pas gjithë atyre masakrave që na i bëri Serbia, për fatin tonë të keq Republika e Kosovës është shndërruar në një shtet të krimit të organizuar, që po udhëhiqet e po dominohet nga grupet mafioze dhe pushtetarët mafiozë”, u shpreh Xhemail Sali Maqani, banor i Prishtinës, që ankohet për padrejtësitë që po i bën pushteti i korruptuar”

E pra, ju ”veteranë” e ju pushtetarë, ”komandantë” e kryetarë, deri kur kështu?

Ndoshta këtë pyetje, deri kur kështu, është dashur të ia bëjë votuesve të Kosovës.

A mos ju ”veteranë” që ”luftuat”, dëshironi të mbeteni të vetëm në Kosovë pa rininë e cila veç kush nuk mundet se do të ikin për shkak të kushteve të vështira dhe pa asnjë shpresë de do të bëhet më mirë.

Eh sikur ta dinin ambasadorët prej nga vijnë se çfarë gajreti kanë bërë këta veteranë, edhe rrogat e veta do të iu falnin “veteranëve” të Kosovës.

Veteranë, pyetne Nasim Haradinajn, njeriun e dytë pas Gucatit sa hektarë tokë i ka blerë pas “luftës”, në “çlirim”?

Ai në një emision televiziv, pyetjes së njërit nga pjesmarësit se, a i ke blerë 100 hektarë, ai tha duke shkumua: -Jo!, unë i kam blerë 200 hektarë tokë.

Malmö, 29 mars 2019