Edhe pak çaste pritet të nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

02.06.2020 10:01:36

Ka nisur mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku do të vendoset data e mbajtjes së seancës për votimin e qeverisë Hoti.

Dje shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dorëzoi kërkesën më 61 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme.

Aty kërkohet që qeveria e re të votohet të mërkurën në orën 11:00.

Drejtoria për medie dhe marrëdhënie me publikun pranë Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se në rend dite do të jetë kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

Në mbledhjen e sotme do të vendoset data e seancës për votimin e Qeverisë Hoti.