Edhe piktorët ndihmojnë ish-veteranin britanik të UÇK-së

15.03.2017 16:19:34

Veterani britanik i UÇK-së, Jon Harrison, i cili është diagnostikuar me kancer në zorrën e trashë, ka nevojë për ndihmë financiare për kurimin e sëmundjes së rëndë.

Për ta ndihmuar atë, në Kosovë janë marrë disa iniciativa. Ndër to është edhe ajo e artistëve të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale u është bërë ftesë piktorëve, që duke dhuruar një punim artistik, të ndihmojnë veteranin britanik të UÇK-së.

“I ftojmë të gjithë artistët që t’i bashkëngjiten iniciativës humanitare për ta ndihmuar ish-ushtarin britanik të UÇK-së, Jon Harrison që vuan nga një sëmundje e rëndë. Ndihmo duke dhuruar punim artistik për ankandin e drejtpërdrejt në televizionin publik RTK që mbahet me 21 mars në ora 18:00, në mbështetje për#JonHarrison — with Jon Harrison”, thuhet në njoftim.