Edhe presidenti Thaçi i pikëlluar me zhdukjen e policëve në lumin Lepenc

29.04.2018 12:31:09

Pas zhdukjes së dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në lumin Lepenc ka reaguar edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, Thaçi ka shkruar se, është moment shumë i vështirë.

Presidenti Thaçi, ka përgezuar të gjithë njësitet e FSK-së, Policisë, zjarrfikësit dhe të gjithë qytetarët që janë duke kërkuar policët që pas aksidentin.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Thaçit:

Në këto momente të vështira të pritjes, dhembjes dhe shpresës jemi bashkë me anëtarët e familjeve të dy policëve, që  u aksidentuan në rrugë buzë lumit Lepenc.

Përgëzoj njësitet e FSK-së, të Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe qytetarë të shumtë, të cilët janë duke kërkuar policët që nga orët e para të aksidentit. HTH